Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Girona “dorëzohet” në garën për titull

Girona ka pësuar tjetër humbje duke “u dorëzuar” në garën për titull kampioni në La Liga.

Kjo skuadër pësoi minimalisht nga Getafe të shtunën, në kuadër të xhiros së 29-të të sezonit. Golin e vetëm e realizoi Yellu Santiago në minutën e 33-të.

Ishte humbja e pestë e Gironas këtë sezon. Befasia e edicionit ngel në pozitën e dytë me 62 pikë të tubuara. Dhjetë pikë më shumë i ka Real Madridi në krye të tabelës.

Barcelona është e treta me 61 pikë e një ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikuj të ngjashëm