Kampionia e Shqipërisë në futboll, Tirana, e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Tirana të mërkurën mbrëma pësoi 1:0 nga kampioni i Luksemburgut, Dudelange. Ndeshja është luajtur në Dudelange, derisa ajo e kthimit është më 12 korrik në Tiranë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHassan Nader ka realizuar golin e vetëm të ndeshjes. Ai shënoi në minutën e 71-të.
Mehdi Kirch i Dudelanges u përjashtua në minutën e 54-t, ndërsa Vesel Limaj i Tiranës la fushën në minutën e 68-të. Ai u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Pak minuta më vonë Tirana pësoi golin.