Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni i Luksemburgut mposht Tiranën

Tirana është ndalur në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampionia e Shqipërisë është mposhtur në ndeshjen kthyese në “Air Albania” me rezultatin 2:1. Tirana pësoi sërish nga kampioni i Luksemburgut, Diddeleng, prej të cilit kishte pësuar edhe në ndeshjen e parë.

Me rezultatin e përgjithshëm 3:1, Tirana është eliminuar nga Championisi.

Golat për Diddelengun i realizuan Filip Bojiq dhe Dejvid Sinani.

Golin e vetëm për Tiranën e shënoi Redon Xhixha në minutën e 78-të.

Tirana garat do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës.

Artikuj të ngjashëm