Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tirana fiton në Gjeorgji dhe avancon

Nënkampionia e Shqipërisë në futboll, Tirana, ka avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Në raundin e parë, Tirana e kaloi Dinamo Batumin e Gjeorgjisë.

Ndeshja në Tiranë, një javë më parë, kishte përfunduar 1:1.

Ndërkohë të enjten në Batumi, skuadra tiranase fitoi me rezultatin 2:1.

Regi Lushkja kaloi në epërsi Tiranën në minutën e 28-të.

Ardit Deliu shënoi golin e dytë në minutën e 78-të. Deliu u aktivizua në vend të Lushkjës.

Edhe Avancojnë Egnatia e Dinamo Tirana Futboll 11 muaj më parë Avancojnë Egnatia e Dinamo Tirana

Regi Lushkja kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë, madje në minutën e 93-të.

Dinamo Batumi golin për 2:1 e shënoi në minutën e 90-të. Realizator ishte Tornike Kapanadze.

Në raundin e dytë kualifikues, Tirana luan me Beshiktashin.