Tirana mori barazim shumë të vështirë ndaj Dinamo Batumit të Gjeorgjisë. Të enjten mbrëma në “Air Albania”, Tirana e Dinamo Batumi luajtën 1:1, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 66-të. Realizator ishte Flamarion Flamarion. Golin e barazimit për Tiranën e shënoi rezervisti Regi Lushkja. Ai shënoi në minutën e 93-të për festën e madhe në “Air Albania”. Ndeshja e kthimit është pas një jave.