Ajo vjen nga një vend pa male të vërteta dhe ku maja më e lartë është vetëm 318 metra lartësi mbidetare. Ishte vetëm 15-vjeçare kur nisën Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang muajin e kaluar.
Por estonezja Kelly Sildaru qysh tash është një fenomene e sporteve ekstreme, duke inspiruar rivalet që kanë garuar shumë më gjatë sesa ajo që ka vite jetë.
Në shpatet e Aspenit në vitin 2016, Sildaru është bërë kampionja më e re në Lojërat X Dimërore, duke fituar të artën në skijim në "slopestyle" si 13-vjeçare.
Nuk ishte befasi. Një vit më vonë ajo u bë më e reja që e mbrojti titullin dhe po ashtu përfundoi në podium në disiplinën "big air".
Vetëm një lëndim i ligamenteve të gjurit që e pësoi në shtator të vitit 2017 e ndaloi tinejxheren që të arrijë majat në Lojërat Olimpike në Kore të Jugut, ku do të ishte favorite për medalje të artë.
Edhe
Me derën olimpike të hapur, një skatebordiste 14-vjeçare po futet në një botë të re
(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.