Mijëra tenistë e zyrtarë të cilët hynë në izolimin dyjavor pritet të lirohen në mesnatën e së shtunës para “Australian Open”, ka thënë drejtori i garës Craig Tiley në Melbourne të shtunën.
Tenistët dhe zyrtarët e nisën karantinimin më 14 janar kur 17 aeroplanët “charter” aterruan në Melbourne dhe Adelaide.
Tri nga ato aeroplanë bartën me vete lojtarë ose ishin të rrethuar nga njerëz me COVID-19. Si pasojë, 72 tenistë hynë në karantinë me masa të rrepta, dhe nuk patën mundësi për stërvitje. Tenistët e tjerë që nuk iu nënshtruan këtij lloj izolimi, kishin të drejtë ta lëshonin dhomën e tyre për stërvitje deri në pesë orë në ditë.
Tiley ka thënë se lojtarët që patën izolim më të rëndë kishin prioritet me oraret dhe qasjen në qendrat stërvitore. Ai ka thënë se me nëntë ditë diferencë nga izolimi dhe fillimi i garës, turneu do të jetë korrekt.
“Ka pasur shumë pyetje se sa e drejtë do të jetë në fushë kur disa lojtarë është dashur të karantinohen e disa jo. U kemi dhënë nëntë ditë kohë pas daljes nga karantina në mënyrë që të përgatiten dhe të luajnë. Nuk do të jetë krejtësisht ideale, por është kohë e mjaftueshme për t’u përgatitur mjaftueshëm”, ka thënë Tiley.
-
600 lojtarë e zyrtarë në izolim
-
Karantina e plotë përplas tenistët, kërkohet zbutje masash
-
Australian Open: Dy tenistë rezultojnë pozitivë me koronavirus
-
Më tepër tenistë duhet të izolohen, pas një rasti tjetër me koronavirus në fluturimin që i solli në Melbourne
-
Në aeroplanin për në “Australian Open” dalin dy raste me COVID-19