Një tifoz i PSG-së u ther me thikë dhe u dërgua me urgjencë në spital të hënën vonë, kur një grup prej mbi 50 ultras të Milanit sulmuan tifozët francezë në lagjen Navigli. Mediumet italiane, pretendojnë se tifozi i PSG-së është në gjendje kritike pasi u godit me thikë nga ultrasit e Milanit të hënën mbrëma.
Të dy burimet pretendojnë se më shumë se 50 ultras të Milanit mbërritën në zonën e Navigli me helmeta për të nisur një sulm të qëllimshëm ndaj ultrasve të PSG-së dhe tifozëve të zakonshëm që ishin në lokale nate në një nga zonat më të gjalla të qytetit.
Tifozi i PSG-së u godit dy herë me thikë në këmbë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Ultrasit e PSG-së janë përplasur edhe me Policinë. Një agjent u godit me thikë dhe një mbështetës francez u arrestua. Një objekt i hedhur nga tifozët e PSG-së plagosi një tjetër agjent. Milani dhe PSG-ja, do të takohen në stadiumin “San Siro” sonte prej orës 21:00 në ndeshjen e rëndësishme të Grupit F të Ligës së Kampionëve.
-
Dy të vdekur në Paris gjatë festimeve të fitores së PSG-së në Ligën e Kampionëve
-
Qindra të arrestuar në përleshjet në Paris, pas fitores së PSG-së në finalen e Championsit
-
Tifozët e PSG-së sulmohen në metro
-
Përleshje mes tifozëve të Interit e Atalantas, vdes një tifoz
-
Tifozët e skuadrës Lille theren me thikë nga ata të Bolognas