Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët rikthehen në stadiumet në Shqipëri

Tifozët do të rikthehen në stadiumet e futbollit në Shqipëri pas një mungese 16-muajshe.

Federata e Futbollit të Shqipërisë ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve kishte vendosur që të lejohet kthimi i tifozëve nga 1 korriku pas një mungese 16-muajshe shkaku i COVID-19.

Sipas protokollit të Institutit të Shëndetit Publik lejohet rikthimi i tifozëve me kapacitete të reduktuar deri në 30%.

“Pas thuajse 16 muajsh pa tifozë në stadiume, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 që preku të gjithë botën, Komiteti Teknik i Ekspertëve mori një muaj më parë vendimin që prej 1 korrikut 2021 do të lejohen kampionatet sportive me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% të stadiumit, sipas protokollit të Institutit të Shëndetit Publik. Kështu, duke filluar nga sot, tifozët mund të jenë të pranishëm në stadiumet shqiptare dhe mund të ndjekin finalen e Kategorisë Superiore U-15 që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” si edhe finalet e turneut të përfaqësueseve rajonale për grup-moshat U-14 dhe U-13 që do të luhen në stadiumin “Elbasan Arena””, thuhet në njoftimin e FSHF-së.