Ndeshja e Ajaxit në udhëtim te Groningeni është ndërprerë pas vetëm pesë minutash pasi tifozët e skuadrës vendëse kanë hedhur mjete tymosëse në fushë, derisa disa tifozë kanë provuar të hyjnë në fushën e lojës.
Groningeni që është larguar nga Eredivisie zyrtarisht në këtë edicion, ka pasur sezon jo të mirë.
Dhe tifozët e skuadrës janë ndarë të pakënaqur me udhëheqësinë e skuadrës.
Madje një tifoz i kësaj skuadre arriti të dalë në fushë ndërsa kishte një pano me shkrimin “bord kancerogjen, largohuni”, shkruante në pano. Lojtarët janë larguar nga fusha për çështje sigurie, kurse ndeshja nuk vazhdoi më.