Goli kontrovers i shënuar nga Japonia kundër Spanjës, që i siguroi kalimin në fazën nokaut, ka bërë që shumë adhurues të sporti të reagojnë në rrjete sociale.
Pa imazhe zyrtare të publikuara, tifozët e futbollit krijuan versionet e tyre për të demonstruar se si topi ka mundur të jetë në lojë, pavarësisht se jepte imazhin se ka kaluar krejtësisht vijën fundore në golin që e shënoi Ao Tanaka.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEksperti i ITV-së, Graeme Souness, ka ngritur çështjen nëse po ndodh diçka “e pakëndshme”, ndërsa përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se imazhet që i ka parë pas ndeshjes “mund të kenë qenë të manipuluara”. FIFA ka refuzuar të jap koment.
Teknologjia e vijës së golit “Hawk-Eye”, në përdorim gjatë ndeshjeve, detekton vetëm rastet kur topi e kalon vijën e portës.
Katar 2