Janë rritur gjasat që Sergej Milinkoviq-Saviq (SMS) të largohet nga Lazio, sidomos pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Sampdorias.
Forma e mesfushorit serb ka rënë në këtë sezon, e në ndeshjen e fundit ndaj Sampdoriar tifozët e Lazios kanë zbuluar një baner ofendues kundër “heroit” të tyre në sezonin e kaluar, transmeton Koha.net.
Në afatin kalimtar të verës kishte oferta të larta për SMS nga top klubet evropiane, përfshirë këtu edhe Manchester Unitedin që kishte ofruar 120 milionë euro.
Megjithatë kjo ofertë ishte refuzuar nga kreu i Lazios.