Sport

Tifozët e krahasojnë akomodimin në Katar me “Fyre Festival”

Tifozë të shqetësuar kanë krahasuar akomodimin në Kupën e Botës në Katar me “Fyre Festival”, që ishte menduar se do të jetë festivali më i mirë ndonjëherë i muzikës në ishullin Bahamian në vitin 2017.

Një video e një dhome në vendin ku do të akomodohen tifozët në Katar është bërë virale në rrjete sociale vetëm pak ditë para nisjes së Botërorit, me duelin ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit.

Në pamje shihet një tifoz duke ecur nëpër vendet ku do të vendosen tifozët dhe qartë shihen tendat, me vetëm dy shtretër.

Tifozët kanë “pushtuar” rrjetet sociale duke dhënë kritika të mëdha.

Dokumentarin i “Fyre Festival” i publikuar në Netflix, është titulluar “Festa më e madhe që nuk ndodhi asnjëherë”.