Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Juventusit i kërkojnë Ronaldos t'ua sjell “Championsin”

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka mbërritur sot në “J Medical” për të kryer testet mjekësore te klubi i Juventusit.

Qindra tifozë ishin të pranishëm në qendrën mjekësore dhe brohoritshin “Cristiano, na sill Championsin!”, transmeton ksp.

Ronaldo do të zhvillojë në orën 18:30 konferencën e parë të shtypit si juventin, e cila do të transmetohet nga 30 televizione nga e gjithë bota.

Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm plot 200 gazetarë, të cilët do të tentojnë t’i drejtojnë pyetje yllit portugez.