Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo arrin në Torino, pritet nga tifozët për fillimin e përgatitjeve

Foto: Reuters

Cristiano Ronaldo ka arritur në Torino të shtunën, për të kryer testet mjekësore parasezonale dhe për të nisur përgatitjet me klubin e Juventusit.

Siç pritej, për ta përshëndetur Ronaldon kishin dalë një numër i madh i tifozëve të tij dhe të skuadrës, për t’u fotografuar me superyllin e skuadrës dhe për të marrë një nënshkrim, transmeton “Sporti në KTV”

Pasi kreu testet, portugezi iu bashkua lojtarëve të tjerë të Juventusit për përgatitjet e sezonit të ri, që skuadra i kishte nisur ditë më parë.

Ronaldo, siç shkruajnë mediat italiane, ka luajtur rol të rëndësishëm në angazhimin e qendërmbrojtësit të Ajaxit, Mathijs de Ligt.