Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi do t’i kthehet stërvitjeve të martën

Juventusi do t’i kthehet qendrës stërvitore të martën. Lojtarët e parë të Juventusit kanë arritur në qendrën “JMedical” këtë mëngjes, për t’iu nënshtruar testeve të nevojshme para se të kthehen në stërvitje, raporton “Calciomercato.com”.

Testet e para të lojtarëve kanë nisur në mëngjes, në të është përfshirë edhe testi për koronavirus.

Lojtarët që kanë mbetur në Itali kanë ardhur të parët, si Leonardo Bonucci, Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado, Carlo Pinsoglio dhe Aaron Ramsey, shkruan “Calciomercato.com”.

Cristiano Ronaldo raportohet se do të arrijë pasdite, nga Madeira.

Me maska mbrojtëse dhe duke respektuar distancën, lojtarët u futën në kompleksin mjekësor pas një kontrolli të shpejt në hyrje.

Sassuolo të hënën i është kthyer stërvitjeve individuale.

Artikuj të ngjashëm