Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Gjilanit kërkojnë dorëheqje kolektive

Tifozët e Gjilanit, Skifterat, kanë reaguar pas disfatës së skuadrës së tyre nga Dukagjini. Gjilani tashmë është thuajse jashtë garës për titull. Sipas Skifterave, dorëheqja kolektive do të ishte akt moral. Ndonëse nuk e kanë saktësuar, tifozët kërkojnë përgjegjësi më shumë se nga një person në klub.

“Një strukturë që në fund të rrugëtimit rezulton se ka dështuar në menaxhim të projektit, në fushën e mbrojtjes të së drejtave ligjore të klubit, në përgatitjen fizike të fondit të bollshëm të lojtarëve e deri në organizimin e dobët të ndeshjeve. I vetmi hap i duhur do të ishte dorëheqja kolektive si akt moral. Ose ndoshta, koha e presidentit për të kërkuar përgjegjësi”, kanë shkruar “Skifterat” në një postim.