Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tifozët e Fenerbahçes brohorasin pro-Putinit

Fenerbahçe u eliminua në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve nga Dynamo Kievi të mërkurën mbrëma.

Pasi ndeshja e parë përfundoi baras 0:0, në ndeshjen e kthimit në Stamboll, Dynamo Kievi i Ukrainës triumfoi pas 120 minutave me rezultat 2:1.

Eliminimi i Fenerbahçes nuk u mirëprit nga tifozët e kësaj skuadre.

Gjatë fundit të ndeshjes, ata filluan të brohorisnin emrin e presidentit rus Vladimir Putin, i cili që nga 24 shkurti ka nisur pushtimin e Ukrainës.

 

Artikuj të ngjashëm