Klubi brazilian, Corithians, e ka dënuar aktin e tifozëve të kësaj skuadre që e sulmuan mesfushorin Luan në hotel.
Mediat lokale kanë raportuar se disa tifozë të acaruar, e kanë nxjerrë jashtë hotelit futbollistin, në shenjë pakënaqësie për paraqitjet e tij në fushën e lojës.
Luan, kontrata e të cilit skadon në fund të edicionit, postoi edhe një fotografi në Instagram, ku dukej i gjakosur.
Luan ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi u sulmua gjatë një ahengu që ai e kishte organizuar në hotel të martën mbrëma, kanë raportuar mediat braziliane.
30-vjeçari që dikur flitej se mund të transferohej te Liverpooli dhe fitoi medalje të artë Olimpike në “Rio 2016”, ka shënuar 11 gola në 80 ndeshje për Corithiansin.
Megjithatë, nuk ka luajtur rregullisht në dy sezonet e fundit.
Edhe
Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit nga Botërori
Corithiansi, që është prej ekipeve më me nam në Brazil, nuk ka pasur formë të mirë në këtë edicion.
Është eliminuar nga faza grupore e “Copa Libertadores”. Kjo ka ndodhur vetëm për herën e dytë në histori të kësaj skuadre.