Paraqitjet e dobëta të Granit Xhakës në ndeshjet e fundit, në veçanti ndaj West Ham Unitedit, kanë frustruar tej mase tifozët e Arsenalit.
Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se pas barazimit pa gola të Arsenalit me West Hamin të mërkurën mbrëma tifozët kanë kërkuar largimin e Xhakës, transmeton Koha Ditore.
Reagimet e tifozëve të Arsenalit janë të shumta dhe ata përmes rrjeteve sociale kanë kërkuar nga klubi që ta shesë Xhakën në fund të këtij edicioni. "Tifozët nuk po e duan Xhakën në klub, i cili nuk po bind me paraqitjet e tij", ka shkruar "CaughtOffside".
Xhaka ndaj West Hamit luajti tërë ndeshjen. Këtë edicion ka 18 paraqitje dhe katër asistime në të gjitha garat. Me Arsenalin ka kontratë deri më 2021.