Kupa e Botës vetëm sa ka nisur dhe që në natën e parë, tifozët anglezë kanë përjetuar diçka të rrallë.
Dy tifozë anglezë kanë festuar me një “djalë të sheikut” ku pas “kërkimit të birrave”, kanë përfunduar me një vend të rrethuar nga luanët, majmunët dhe zogjve ekzotik.
Alex Sullivan dhe një shok i tij që identifikohet vetëm si John, u takuan me dy persona nga Katari, Nawaf dhe Abdul-Aziz, që i ftuan në shtëpinë e tyre.
Tifozi i Evertonit ka folur për “TalkSport”, dhe ka thënë se ishin në “kërkim të birrave”, ndërsa përfunduan në një vend gjigant.
“Po kërkonim birra dhe ata na thanë se do të na ndihmonin, kështu që hymë prapa në Toyota Land Cruiser dhe përfunduam në vend shumë të madh. Ata na treguan majmunët, zogjtë ekzotik, ishte e jashtëzakonshme. Natën e fundit ne takuam djem të sheikut dhe na dërguan te vendi ku kishte luanë dhe çdo gjë tjetër. Ata na mirëpritën aq mirë dhe u kujdesën për ne. Nuk mund të shkonte më mirë se kaq”, ka thënë Alex, tifoz i Evertonit.