Schalke e ka emëruar trajnerin Thomas Reis si drejtues të ri të skuadrës që ka mision mbetjen në elitën e futbollit gjerman, ka shkruar ekipi i Bundesligës të enjten.
Reis i bashkohet ekipit të Schalkes vetëm një muaj pasi u shkarkua nga Bochumi, rivali lokal i Schalkes dhe kandidati tjetër që synon mbetjen në elitë.
Schalke është në vendin e fundit me vetëm një fitore nga 11 ndeshje. Skuadra e madhe gjermane është goditur me probleme financiare këtë sezon.
Reisi vjen në vend të Frank Kramerit, që u shkarkua javën e kaluar pas vetëm katër muajsh në krye të skuadrës. Pati pesë disfata të njëpasnjëshme.
Artikuj të ngjashëm