Frank Kramer më nuk është trajner i Schalkes. Klubi nga Bundesliga ka njoftuar të mërkurën se ka marrë vendim për shkarkimin e Kramerit, të cilin e angazhoi para katër muajve.
Shkarkimi i Kramerit ka ardhur për shkak të rezultateve të dobëta këtë edicion në Bundesligë. Në fakt, Schalke ka pesë humbje në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, përfshirë edhe eliminimin nga rundi i dytë të Kupës së Gjermanisë.
Në njoftimin e klubit, thuhet se Kramerin përkohësisht në postin e trajnerit do të zëvendësojnë ndihmësit e tij, të cilët do ta udhëheqin në ndeshjen kampionale kundër Herthas së Berlinit të dielën.
Schalke bëhet klubi i pestë këtë edicion në Bundesligë që e ka shkarkuar trajnerin shkaku i rezultateve. Aktualisht, zë vendin e parafundit në tabelë me gjashtë pikë të tubuara pas dhjetë xhirove të luajtura.