Mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey është pajtuar që të paguajë pagat e klubit të kategorisë së katërt të Spanjës, Alcobendas, ku është aksionar, në mënyrë që klubi t’i mbijetojë pasojave ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi, njoftojnë mediumet spanjolle.
Ganezi 26-vjeçar ka blerë Alcobendas Sport së bashku me tre partnerë, përfshirë agjentin e tij Jose Jimenez, në fund të gushtit të vitit të kaluar.
Lojtarët e klubit me seli në Madrid ishin frikësuar për të ardhmen e tyre kur koronavirusi mbyllu futbollin në vend. Por, Thomas Partey ka ndërhyrë për të qetësuar të gjithë.
Derisa shumica e klubeve ia kanë ulur pagat futbollistëve, lojtarët e Alcobenads Sport dhe stafi kanë marrë pagat e rregullta.
Klubi rrezikonte të binte nga rangu para se të pezullohej kampionati. Federata e Futbollit të Spanjës ka vendosur se stinorët në kategorinë e tretë dhe të katërt do të vendosen me plejof, por nuk do të ketë rënie nga liga.