Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago kthehet në stërvitje me Liverpoolin

Mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara, është rikthyer në stërvitje te Liverpooli. Pas dy muajve jashtë fushave për shkak të lëndimit, Thiago është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Stafi mjekësor i klubit anglez i ka dhënë dritën e gjelbër Thiagos që të luajë në ndeshjen ndaj Cardiffit, të cilën Liverpooli e luan të dielën në kuadër të Kupës FA.

30-vjeçari për herë të fundit luajti në ndeshjen ndaj Newcastlet në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Artikuj të ngjashëm