Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago, i lënduar, nuk i bashkohet Spanjës

Federata e Futbollit të Spanjës ka njoftuar të mërkurën se Thiago Alcantara i Liverpoolit është larguar nga kampi stërvitor i përfaqësueses për ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve.

Është raportuar se Thiago ka problem muskulor, të cilin e kishte marrë në fitoren e Liverpoolit kundër Wolverhamptonit, në ditën e fundit të sezonit në Premier League.

Ai luajti në finalen e Ligës së Kampionëve si titullar kundër Real Madridit, skuadrës që e fitoi trofeun të shtunën në Paris.

Përzgjedhësi Luis Enrique nuk do ta ketë të gatshëm Thiagon për duelin kundër Portugalisë në “Benito Villamarin” në Sevilla, të enjten në mbrëmje.