Mbrojtësi i krahut të majtë, Theo Hernandez, nuk do të largohet nga skuadra e Milanit gjatë kësaj vere.
Mediumet italiane kanë raportuar të enjten, se drejtuesit e Milanit kanë refuzuar të gjitha ofertat për Hernandezin. Madje, bëhet e ditur se Milani ka kthyer prapa edhe ofertën e PSG-së, në vlerë prej 47 milionë eurosh për kartonin e Hernandezit.
Te Milani, e konsiderojnë Hernandezin të pashitshëm dhe njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit.
Hernandez ishte ndër më të dalluarit sezonin e fundit, ku shënoi tetë gola dhe asistoi po aq herë në 45 ndeshje në të gjitha garat.
23-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024.