Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Theo Hernandez pritet të vazhdojë me Milanin

Theo Hernandez pritet të vazhdojë me skuadrën e Milanit pavarësisht interesimit të Manchester Cityt e Paris Saint-Germainit.

Kontrata e francezit përfundon në verën e vitit 2024, por “rossonerët” tashmë i kanë nisur bisedimet me menaxherin e tij që ai të qëndrojë në klub.

Theo përfiton 1.5 milionë euro në vit dhe “rossonerët” do t’i ofrojnë rritje të pagës në rast të qëndrimit.

“Calciomercato” shkruan se oferta e fundit e Milanit për të është 3 milionë euro në vit, por që nuk po mjaftojnë për ta bindur lojtarin.

Menaxheri e lojtari kërkojnë të paktën 4 milionë euro, por negociatat mes dy palëve janë duke avancuar.

Edhe Hernandezi mund të largohet nga Milani Futboll Hernandezi mund të largohet nga Milani

Theo pritet të qëndrojë te Milani deri në verën e vitit 2026.

Mbrojtësi 24-vjeçar ka shënuar një gol dhe ka tre asistime në 10 ndeshjet e para me Milanin.