Muhamed Thaqi ka paralajmëruar largimin nga KB Rahoveci. Pas humbjes nga Trepça të enjten në kuadër të çerekfinales të Superkupës së Kosovës, Thaqi la të hapur mundësinë që mos të jetë më trajner i Rahovecit.
Ai është në krye të Rahovecit prej fillimit të këtij edicioni, ndërsa kjo ishte humbja e 12 në të gjitha garat këtë edicion karshi dy fitoreve në Superligë.
Rahoveci zë vendin e fundit në tabelë me 15 pikë pas 13 ndeshjeve të luajtura.
“E ardhmja ime është tashmë në dyshim për të ardhmen time dhe nuk e di çka të flas për të ardhmen time”, është shprehur Thaqi.