Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi ka thënë se ka dyshime për penalltitë e Prishtinës në ndeshjen që ekipi i tij e humbi me rezultatin 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Prishtina të dy golat i shënoi nga penalltia me anë të mbrojtësit të krahut të djathtë, Besnik Krasniqi.
“Ekuilibrin e lojës tonë e prishën dy penakltitë për të cilat i kam dilemat e mia. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë sepse nuk kishim çfarë të humbim. Arritëm të shënojmë një gol por nuk shfrytëzuam edhe rastet tjera që i patëm. Prishtinës i uroj fitoren”, tha trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi.
Artikuj të ngjashëm