Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaçi u premton mbështetje fituesve të medaljeve në Lojërat Olimpike Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur atletët Kushtrim Veseli dhe Medina Surdulli, të cilët fituan tri medalje në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017, të mbajtura në Schladming të Austrisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Thaçi është shprehur shumë krenar me fitoren e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam qenë i bindur në fitoren tuaj. Ne jemi shumë krenarë me ju, sepse fitoret tuaja nderojnë edhe shtetin e Kosovës”, u shpreh Thaçi, transmeton Koha.net.

Nga Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore 2017, dy atletët kosovarë u kthyen në Kosovë me tri medalje, një medalje të arit dhe dy medalje të argjendta.

Atleti i Olimpiadës Speciale të Kosovës, Kushtrim Veseli, fitoi dy medalje në dy kategori.

Në kategorinë e skijimit “Alpine Novice Giant Slalom”, atleti Veseli fitoi vendin e parë dhe u dekorua me Medaljen e Artë, kurse në kategorinë “Alpine Novice Slalom”, ai fitoi vendin e dytë dhe u dekorua me Medaljen e Argjend.

Ndërkaq, atletja Medina Surdulli fitoi vendin e dytë në kategorinë “Alpine Novice Giant Slalom” dhe u dekorua me Medaljen e Argjend.

Thaçi u premtoi mbështetje për pjesëmarrje edhe në olimpiada të tjera dhe i inkurajoi që të punojnë dhe të përgatiten për sukseset e radhës.

Në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore morën pjesë atletë nga rreth 150 shtete të botës.