23:15 - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lavdëruar xhudistet kosovare pas suksesit në Evropianin që po mbahet në Izrael.
Nora Gjakova mori të artën, ndërsa Distria Krasniqi të argjendtën.
“Me një medalje të artë dhe një të argjendtë, ambasadoret tona më të mira, xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi bënë që flamuri i republikës sonë të valojë edhe në Izrael. Xhudistët tanë, me fitoret e tyre të pandalshme, po bëjnë që zëri i Kosovës të jehojë gjithandej botës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Veseli: Kosova sot tregoi sërish potencialin e madh në sport
23:14 - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se triumfi i sotëm i Kosovës në Kampionatin Evropian të xhudos tregon potencialin e madh të Kosovës në sport.
Edhe
Evropiani në Kosovë, Evropiani i Kosovës
Nora Gjakova fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi të argjendtën në kategorinë deri 52 kilogramë, në Evropianin që po mbahet në Tel Aviv.
“Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi e nderuan edhe një herë shtetin e tyre, flamurin e Kosovës. Vajzat tona u shpallën kampione dhe nënkampione të Evropës, për të treguar sërish potencialin e madh në sport. Përherë krenarë me sportistët tanë dhe përherë pranë tyre”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Haradinaj: Suksesi i xhudisteve në Evropianin, promovues i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se suksesi i Kosovës në ditën e parë në Kampionatin Evropian të xhudos është promovues i shtetit.
Edhe
Katër medalje për Kosovën në Evropianin në Prishtinë, Akili i artë
Sot Nora Gjakova fitoi të artën në kategorinë deri 57 kilogramë, ndërsa Distria Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë deri 52 kilogramë.
“Një lajm i gëzueshëm, por edhe promovues për shtetin e Kosovës, na erdhi nga Tel Avivi, Izrael. Shpirti luftarak sportiv i Nora Gjakovës i kurorëzuar me medaljen e artë dhe Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Xhudos, na bëri të gjithëve krenarë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.