Notarja Medina Surdulli është nderuar me Medaljen presidenciale të meritave pas suksesit të treguar në garën ndërkombëtare të notit për personat me Sindromën Dawn, duke zënë vendin e parë.
Gëzimin për këtë nder nuk e ka fshehur protagonistja që korri suksese ndërkombëtar, Medina Surdulli, e cila duke falënderuar presidentin tha ndjehet tejet e lumtur.
I pari i shtetit ka lexuar deklaratën me tonë ceremonial para Medina Surdullit dhe familjarëve të saj.
“Medalja Presidenciale e Meritave i jepet Medina Surdullit për të arritura të larta në sportin e notit”, ka thënë presidenti Hashim Thaçi.
Kujtojmë në këtë garë ndërkombëtare kanë marrë pjesë persona me Sindromën Dawn nga 11 vende Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Turqia, Irlanda, Maqedonia, Romania, Shqipëria, Suedia dhe Kosova, e cila njëherësh ishte edhe organizator i kësaj ngjarje sportive.
-
Kosova organizon garën ndërkombëtare të notit për personat me sindromën Down
-
Kosova nikoqire e Kampionatit Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down
-
Kosova nikoqir i notarëve botërorë me Sindromën Down
-
Haradinaj premton t’i përkrahë atletët e prekur me sindromën Down
-
Osmani dekoron futbollistët e Kosovës