Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova nikoqir i notarëve botërorë me Sindromën Down

Klubi i Notit Termopan ka organizuar garën e parë ndërkombëtare të notit për personat me Sindromin Down.

Kjo garë është e para në Ballkan, andaj për të realizuar këtë aktivitet është dashur të punojmë me muaj për një organizim të tillë, kanë thënë organizatorët.

Në këtë garë ishin pjesëmarrës shtete të ndryshme të botës si: SHBA, Britania e Madhe, Danimarka, Estonia, Turqia, Irlanda, Maqedonia, Romania, Shqipëria, Suedia dhe Kosova si organizatore, raporton ksp.

Rreth kësaj gare dhe organizimit foli organizatori apo kryetari i Klubit të Notit “Termopan”, Lulzim Zhdrella, i cili tha se kishte vështirësi gjatë këtij organizimi dhe i është dashur të punojnë me muaj, por në fund arrihet qëllimi duke i parë këta fëmijë të lumtur.

“Kjo është gara e parë që po mbahet në Kosovë, me personat me Dowm Syndrom dhe këtë garë pe organizon klubi i notit Termopan në bashkëpunim më federatën e Notit të Kosovës dhe me shoqatë Down Syndrom Kosova. Po shumica e shteteve nga mbarë bota kanë arritur në Kosovë, Britania e Madhe, Amerika, Estonia, Irlanda, Kosova, Shqipëria, Romania, Danimarka të gjitha pjesët janë pjesëmarrës me garues rreth diku pjesëmarrja e tyre rreth 50 garues dhe diku 100 shoqërues”, deklaroi Zhdrella

Edhe Kosova nikoqire e Kampionatit Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down Sport Kosova nikoqire e Kampionatit Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down

Në këtë garë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komiteti Olimpik të Kosovës Besim Hasani si dhe Presidenti i Organizatës ndërkombëtare Down Syndrom të Notit, Geoof Smedley.

Hasani ishte i privilegjuar që ishte pjesë e kësaj gare dhe foli në hapje duke i uruar sukses pjesëmarrësve.

“Unë jam shumë i kënaqur dhe i nderuar që në emër te Komitetit Olimpik të Kosovës të jem sot këtu me komitetin organizues dhe me të gjithë pjesëmarrësit amerikan. Unë mendoj që ndaj të njëjtin mendim me ju se njerëzit më të mirë të një shoqërie janë atletët por më të mirët e të mirëve në një komitet sporti janë njerëzit me Sindromen down”.

Ndërsa Geoof Smedley deklaroi për Ksp se ishte mjaftë i lumtur që është në Kosovë dhe organizimi i kësaj gare sipas tij ishte në nivelin e duhur.

“Ne vetëm sa kemi mbërritur këtu dhe organizimi ka qenë i mrekullueshëm, përgatitjet dhe planet për këtë event kanë qenë me detaje kanë qenë shumë të mira, e kam shikuar pishinën dhe është përfekte për garën tonë, i ka “Official Timing Boards” dhe duhet të jetë një garë e mirë", deklaroi ai.

Ndërkaq notarja e vetme nga Kosova me e prekur nga Syndrom Down, Melisa Zhdrella në garën e parë në 50 metra stil i lirë arriti të fitojë vendin e parë duke fituar edhe medaljen e artë. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar pas këtij triumfi.

Edhe Kosova organizon garën ndërkombëtare të notit për personat me sindromën Down Sport Kosova organizon garën ndërkombëtare të notit për personat me sindromën Down

“Mirë shumë mirë dhe jam e lumtur shumë, ky është vendi që un e kom zënë venin e parë për herë të parë edhe po besoj që do ta punojë edhe në të ardhmen. E falënderoj Arjetën, Lulen dhe Enverin të cilët më kanë mbështetur edhe më kanë përkrahur”, deklaroi Surdulli.

Ndërsa garat në këtë eveniment do të mbahen edhe nesër ku pritet të ketë gara mjaftë interesante si dhe mjaftë emocionuese për pjesëmarrësit.