Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thaçi: Na mungoi fati për të fituar ndaj Dukagjinit

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi, është shprehur i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të tij në barazimin pa gola ndaj Dukagjinit.

Madje, Thaçi tha se me më pak fat skuadra e tij do të mund të merrte pikët e plota në këtë takim.

“Me pak fat kemi mundur ta fitonim ndeshjen. Humbja në këtë ndeshje na kishte sjell në vështirës të mëdha. Është mirë që me kundërshtar të tillë të arrijmë të paktën barazim. Shpresoj që ndeshjen e ardhshme me më pak fat do të arrijmë të fitojmë. Ndërhyrja jashtë zone mendoj që ishte karton i kuq i portierit kundërshtar. Në këto kushte lojtarët e mijë e dhanë maksimumin”, deklaroi Thaçi