Teuta e Durrësit ka fituar titullin e kampionit në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, me fitoren e thellë në xhiron e fundit.
Të mërkurën, në ndeshjen e xhiros së 36-të të luajtur në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, Teuta ka triumfuar thellë ndaj Apollonisë së Fierit me rezultatin 6:1. Me këtë fitore, Teuta ka përfunduar e para në tabelë me 66 pikë, sa i ka edhe Vllaznia e Shkodrës por me goldallim më të dobët.
Për Teutën, ky ishte titulli i parë pas një pritjeje prej 27 vjetësh (1993/94) dhe i dyti në histori të klubit. Ndërkohë, në xhiron e fundit edhe Vllaznia shënoi fitore në udhëtim 2:0 ndaj Laçit që nuk i mjaftoi për t’ia rrëmbyer Teutës pozitën e parë në tabelë. Ndërkohë, në ndeshjet tjera të kësaj xhiroje, Partizani triumfoi 4:2 në udhëti