Sport

Tetova ia dedikon fitoren tifozëve

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, fitoren kundër Drenicës 3:1 ia ka dedikuar tifozëve dhe gjithë Lipjanit. Ai ka thënë pas ndeshjes se ekipi ka qenë në presion pas rezultateve jo të mirë. “Kemi qenë të ngarkuar psiqikisht, kemi qenë në presion.

Kjo fitore është e mirë për moralin e ekipit dhe këtë fitore ai dedikoi tifozëve dhe Lipjanit”, tha Tetova. Sipas tij, rezultatet jo të mirë kanë ardhur edhe si rezultatet i shumë mungesave që ka pasur.

“Që nga fillimi kemi pasur dëmtime të lojtarëve dhe nuk kemi qenë pothuajse asnjëherë të gjithë. Ndaj Drenicës vetëm në dhjetë minutat e parë kemi luajtur keq, kurse më pas kemi qenë në ekuilibër dhe me meritë e kemi fituar ndeshjen. Ishte grinta, ne kemi bërë tranzicion drejt golit dhe kemi mbuluar mirë hapësirat në mbrojtje. Kemi pasur ngërçe në shtëpi pasi nuk kemi qenë të kompletuar. Na presin ndeshje të vështira dhe shpresoj që ti kem të gjithë lojtarët të gatshëm” Me 22 pikë, Ulpiana zë vendin e tetë në tabelë.