Finlanda e ka fituar ballafaqimin e xhiros së dytë të fazës së grupeve të “Eurobasketit 2022”.
Finlandezët fituan të shtunën me rezultatin 89:59 ndaj Polonisë në kuadër të Grupit D, në ndeshjen që u zhvillua në “O2 Arena” të Pragës.
Kontribut në këtë fitore dha edhe Edon Maxhuni, që në 17 minuta shënoi tetë pikë, 1 kërcim e tri asistime.
Sasu Salin ishte më i dalluari te Finlanda me 18 pikë, tre kërcime e gjashtë asistime.
Te Polonia nuk ishte asnjë basketbollist me pikë dyshifrore.