Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tetë atletë rusë lejohen të garojnë si të pavarur

Federata Botërore e Atletikës (IAAF) ka aprovuar kërkesat e tetë atletëve rusë për të garuar si të pavarur, por ka refuzuar 53 kërkesa të tjera nga atletët rusë që kishin shpresuar të garonin si të pavarur. Lajmi është bërë nga IAAF-ja të enjten, shkruan sot Koha Ditore.

Federata Ruse e Atletikës (RUSAF) mbetet e suspenduar si rezultat i dopingut sistematik të sponsorizuar nga shteti, që nënkupton se shumica e atletëve nga ky vend do të mungojnë në Botërorin e atletikës që mbahet muajin e ardhshëm në Londër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, atletët rusë mund të aplikojnë për të garuar si neutral, në rast se plotësojnë kriteret strikte që janë vendosur nga IAAF-ja.

IAAF-ja ka thënë në komunikatë se ka aprovuar këtë vit 47 aplikime dhe ka refuzuar 109 sosh, përfshirë këtu edhe ato të së enjtes. Nuk janë përmendur emrat e atletëve, aplikimet e të cilëve janë refuzuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.