Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

19 atletë rusë shkojnë në Botëror si neutralë

Nëse atleti rus i vrapimeve me pengesa Sergey Shubenkov mbron titullin e tij të botës në Londër javën e ardhshme, ai nuk do të dëgjojë himnin e vendit të tij kur të qëndrojë në maje të podiumit.

Shubenkov dhe 18 të tjerë do të garojnë si atletë neutralë në Botërorin e atletikës, që është gara më e madhe e atletikës ku janë përfshirë atletët rusë që kur federata ruse e atletikës u suspendua gati dy vjet më parë, pasi një raport i Agjencisë Botërore të Anti-Dopingut (WADA) ekspozoi dopingun e sponsorizuar nga shteti në Rusi, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dua që çdo gjë të jetë si në vitin 2015”, ka thënë Shubenkov, duke iu referuar medaljes së tij të artë që e fitoi në Botërorin në Pekin në 110 metra me pengesa.

Me federatën ruse ende të suspenduar, disa atletë rusë janë lejuar të marrin pjesë në gara ndërkombëtare pasi kanë dëshmuar te Federata Botërore e Atletikës (IAAF) se ambienti i stërvitjeve të tyre i përmbush standardet e kërkuara të anti-dopingut.

Ndonëse një pjesë e skuadrës ruse po kthehet në skenën ndërkombëtare, pasi mungoi në Lojërat Olimpike në Rio vitin e kaluar, atletët rusë në Londër do të kenë të ndaluar të veshin simbolet apo ngjyrat e vendit të tyre.

Autoritetet ruse, që kanë mohuar vazhdimisht ekzistimin e dopingut të sponsorizuar nga shteti, në përgjithësi kanë pranuar angazhimin e atletëve për të garuar si neutralë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.