Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maksimalisht dhjetë atletë rus do të lejohen të garojnë si të pavarur në “Tokio 2020”

Federata Botërore e Atletikës ka vendosur të enjten që maksimalisht dhjetë atletë të Rusisë të lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike të këtij viti. Ata do të lejohen të garojnë si të pavarur, jo për shtetin e tyre.

Federata e Atletikës së Rusisë po ashtu është dënuar me 10 milionë dollarë për thyerje të rregullave të anti-dopingut. Atletëve do t’iu ndalohet pjesëmarrja nëse gjysma e dënimit nuk paguhet deri më 1 korrik.

Në dhjetor, Rusia është suspenduar për katër vjet nga të gjitha ngjarjet e mëdha.

“Pakoja e sanksioneve të aprovuara nga këshilli, dërgon mesazh të prerë që thyerjet e rregullave nga federatat tona anëtare i marrim shumë seriozisht”, thuhet në komunikatë të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës.

Kjo federatë ka vlerësuar se masat e mëparshme nuk ishin të mjaftueshme “për të ndryshuar kulturën e atletëve rus”.

Edhe Sportistët e Rusisë të dyshuar për doping, u ndaluan të shkonin në Tokio Tokio 2020 Sportistët e Rusisë të dyshuar për doping, u ndaluan të shkonin në Tokio

“Ne jemi munduar vazhdimisht të ndajmë atletët e pastër nga sistemi i prishur”, thuhet në komunikatë.