Salzburg, nëntor (RedBull.com) – Sportin e ngjitjes apo alpinizmit ka kohë që po e dominojnë disa emra të përveçëm sportistësh, të cilët e kanë ngritur në një nivel tjetër, falë arritjeve që i kanë realizuar. Pasi kanë arritur pothuajse të pamundurën në këtë sport, këta tetë ngjitës kanë vendosur synime të larta për vitin tjetër, të cilat i bëjnë ata edhe më të veçantë, shkruan sot Koha Ditore.
Projektet magjepse, titujt botërorë dhe rekordet e reja janë gati për “t’u kapur” nga këta ngjitës që janë plotësisht të gatshëm për aventurat e reja. Pavarësisht se ku garojnë, synimet që ata ia kanë vënë vetes për vitin tjetër janë më shumë se inspiruese. Prej alpinistit më të shpejtë në SHBA deri te rekordi në garën e ngjitjes në “Hachioji” dhe udhëheqjen e një projekti gjithëpërfshirës të femrave në Afrikë: këta janë tetë alpinistët që po e dërrmojnë në tërësi këtë sport:
Adam Ondra
I njohur si një nga alpinistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, Adam Ondra ka pushtuar gjithçka që i takon botës së alpinizmit, si dhe ka shumë medalje të arta botërore. Aktualisht, Ondra është lider në ngjarjet e Kupës së Botës, pozitë që nuk e ka ndërmend ta lëshojë as vitin e ardhshëm.
Për vitin tjetër, Ondra tashmë ka bërë disa projekte më interesante dhe shumë më të vështira në profesionin e tij të ngjitjes. Ai thotë se ka muaj që ka nisur përgatitjet për të pushtuar të gjitha majat më të larta botërore, duke u konfirmuar si lider i alpinizmit.
“Viti 2020 do të jetë më sfiduesi në karrierën time, pasi qysh në fillim të tij do të filloj me realizimin e projekteve që tashmë i kam paralajmëruar. Besoj se pas pushtimit të majave më të larta dhe më të vështira botërore do të jem në gjendje ta mbaj pozitën e liderit në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës”, është shprehur Ondra.
26-vjeçari është alpinist profesionist nga Çekia dhe me ngjitje ka filluar prej moshës gjashtëvjeçare. Me vetëm 13 vjet ka pushtuar majën e parë në karrierë.
(Artikullin e plotë mund të lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)