Galatasaray po bën plane për ta transfeuar futbollistin 22-vjeçar, Nedim Bajrami, i cili është pjesë e Empolit, kanë raportuar mediumet turke. Transferimin e Bajramit te Galatasaray e ka miratuar edhe trajneri Fatih Terim.
Te Galatasaray është raportuar se do ta transferojë menaxheri i Xherdan Shaqirit, Erdin Shaqiri. Mesfushori shqiptar me Empolin që edicionin e ardhshëm do të garoj në Serie A, ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Ish-futbollisti i Shpresave të Zvicrës ka oferta edhe nga skuadra tjera në Itali, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Artikuj të ngjashëm