Duke shkuar me Barcelonën në "Clasicon" me Real Madridin në Kupën e Spanjës në fund të muajit të kaluar, Marc-Andre ter Stegen e kishte dëshmuar veten tashmë si një hallkë e pazëvendësueshme në makinerinë katalonjase.
Mirëpo, ai edhe më tepër u hyri në zemër bashkëlojtarëve e tifozëve me një paraqitje tjetër të madhe në portë, për t'ia mohuar golat Real Madridit, përcjell Koha Ditore shkrimin e DW.
Ter Stegen bëri tri pritje madhështore, para se Barcelona të kalonte në epërsi në minutën e 50-të, mirëpo ishte pritja e gjuajtjes së Sergio Reguilonit te rezultati 1:0 ajo që veçoi rëndësinë e tij në rritje.
Goditja me kokë e mbrojtësit të majtë të Real Madridit dukej e destinuar të përfundonte në portë, por një pritje e shkëlqyer fluturimthi nga Ter Stegen ia mohoi golin.
Ishte tipike për stinorin e jashtëzakonshëm të Ter Stegenit. Real Madridi ishte dominues në përballjen në kupë dhe Ter Stegen sërish i doli në ndihmë mbrojtjes së Barçës, që ka qenë më pak e sigurt këtë stinor. Ai po ashtu ndali Real Madridin edhe në ndeshjen në ligë që pasoi ditë më vonë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)