Për disa minuta është ndërprerë ndeshja finale ndërmjet Yllit dhe Pejës në Kupë të Kosovës në basketboll.
KTV raporton se një tifoz i Pejës ka hyrë në parket, gjë që ka shkaktuar tensione.
Në fushë ka hyrë edhe kryesia e klubit të Rahovecit, që është organizator.
Derisa shihet që edhe Policia ka ndërhyrë me këtë rast, që ka arrestuar një tifoz të klubit pejan.
{gallery}