Sport

Ndërpritet ndeshja Ylli – Peja

Një minutë para fundit të ndeshjes, është ndërprerë përballja mes Yllit dhe Pejës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Shkak u bë hedhja e gjësendeve nga tifozët në Suharekë.

Në kohën e ndërprerjes së ndeshjes, Peja po udhëhiqte 81:73. Deri në fund kanë mbetur edhe një minutë e katër sekonda. Është vendosur që të zbrazet salla.

Peja ka fituar ndeshjen e parë. Për të kaluar në finale duhen tri fitore.

Sezoni i sivjetmë në basketboll është veçuar për ndërprerjet e vazhdueshme si pasojë e hedhjeve dhe fyerjeve nga tifozëritë.