Ka vazhduar dukuria e ndërprerjeve të ndeshjeve në basketbollin e Kosovës. Ndeshja e radhës që u ndërpre është ajo ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, që po zhvillohet në Suharekë dhe i takon xhiros së katërt të Superligës.
Deri të ndërprerja erdhi për shkak të fyerjeve të tifozëve, ndërsa gjyqtarët i larguan ekipet nga parketi duke i dërguar në zhveshtore.
Mbetet të shihet nëse do të zbrazet palestra apo ndeshja do të rifillojë me zbrazjen e ndonjërës tribunë të palestrës “13 Qershori”.
Rezultati aktual i takimit është 79:74 në favor të Pejës, ndërsa deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe më shumë se 6 minuta lojë.