Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenisti numër një në botë del pozitiv në koronavirus

Foto: Reuters

Tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq, ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Në një deklaratë për mediat serbe, tenisti ka thënë se ai dhe gruaja janë pozitive në koronavirus, derisa fëmijët dhe stafi përcjellës i familjes kanë rezultuar negativë.

Ai thotë se ka kryer testet me t’u kthyer në Beograd nga Zara ku organizoi një turne humanitar me tenistë të rajonit.

“Organizuam një turne në kohën kur virusi u dobësua duke menduar se u krijuan kushtet. Më vjen keq. Po i përcjell instruksionet e mjekëve dhe do të qëndroj i karantinuar për 14 ditë”, ka thënë tenisti serb, përcjell B92.net.