Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tenisi në rërë po rritet me hapa të shpejtë

Është sport i shpejtë, që kërkon angazhim të madh dhe ofron kënaqësi maksimale. Mbi të gjitha, shefi ekzekutiv i këtij sporti nuk duket sikurse administratorët e përditshëm të sporteve të tjera.

I veshur me pantallona të shkurtër dhe fanellë sportive, Donny Young është shefi ekzekutiv i Asociacionit të Tenisit në rërë, përcjell Koha Ditore shkrimin e CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

53-vjeçari, ka punuar për 12 vjet nëpër turnetë e tenisit profesional, ka qenë trajner i Kimberley Po, që në vitin 2000 ka fituar në Wimbledon në konkurrencën e çifteve të përziera. Ai, po ashtu, ka stërvitur edhe Jim Pugh, i cili gjatë karrierës ka fituar tetë turne Grand Slam.

Tash, Young i ka vënë vetes një mision tjetër. Ai po mundohet që t'i përdorë njohuritë e tij për t'ua mësuar tenisin në rërë të tjerëve, duke e ekspozuar sa më shumë që është e mundur nëpër plazhe të ndryshme.

"Luaj tenis në rërë, por jo me orar të plotë. Megjithatë, ka filluar të bëhet me orar të plotë, pasi po luaj shpesh për ta promovuar sa më shumë", thotë Young. "Po mundohem që ta ndërtoj këtë sport në aspekte të ndryshme, duke organizuar dhe mbajtur turne sa më shumë që të jetë e mundur".

Young është optimist sa i përket së ardhmes së këtij sporti karakteristik...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.