Katelynn Espinosa përqafonte kupën e argjendtë, që po shkëlqente sikur të ishte një kukull e çmuar.
Kupa kishte një bazë të drurit dhe në të ishin fjalët “Kings County Tennis League Davis Cup”.
Katelynn 8-vjeçare mori atë trofe që është gati po aq i madh sa vetë ajo, nga vëllai i saj më i madh dhe motra e saj, në një mëngjes, dhe e barti gjithë rrugën nga fushat e tenisit në “Marcy Houses” në Brooklyn e deri te shtëpia e familjes së saj në një kompleks tjetër të banimit publik, të njohur si “Sumner Houses”, disa blloqe më tutje.
Atje, Katelynn së bashku me vëllanë e saj 12-vjeçar A.J. Mejias dhe motrën 10-vjeçare Janelly Mejias, pozuan për një fotografi tjetër... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)